Pas fotove të fundit Bella Hadid dhe The Weeknd nuk mund ta mohojnë më romancën e tyre
Bella Hadid dhe The Weeknd nuk e kanë pranuar ende që janë rilidhur por faktet flasin krejt të kundërtën. Pas Kanës, çifti janë fotografuar sërish së bashku në Paris. Ata madje nuk janë munduar të fshihen aspak, por i kanë dhuruar njëri-tjetrit puthje dhe përqafime.
Çifti pasi kanë shijuar një pije së bashku, kanë bërë shëtitje rrugëve të Parisit të përqafuar. Ata u ndanë vitin e kaluar, pasi The Weeknd e tradhtoi Bella-n me Selena Gomez. Mirëpo, duket se supermodelja ia ka falur këtë tradhti këngëtarit.