Pas heshtjes së gjatë, Flori Mumajesi poston në rrjetet sociale
Kantautori i njohur Flori Mumajesi është kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave rozë. Pas një periudhe heshtje, Flori u rikthye me një bashkëpunim me Brunon me këngën e tyre “Ja ke bo vetes”. Deri tani ky bashkëpunim po rezulton mjaft i suksesshëm.
Njëkohësisht Flori ka qenë i shkëputur edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale por vetëm ditën e djeshme ai ka postuar një Instastory ku thjesht shkruan “Plas”. Ndoshta bëhet fjalë për titullin e këngës së re me të cilën ai pritet të prezantohet në “Kënga Magjike” ose ka lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen.