Lajme

19 March 2018

Pas konfliktit, Ilda Bejleri hedh Muç Nanon në gjyq

Ditët e fundit kryefjala e medias rozë ka qenë konflikti mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos që mesa duket nuk ka ndër mend të marrë fund.

Pas deklaratave të ashpra që Muç Nano bëri gjatë emisionit kundrejt veshjeve, sipas tij fyese, të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit, kjo e fundit, e irrituar nga situata ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Instagram.

Fillimisht Ilda ka publikuar një video të një emisioni sportiv në Itali ku moderatorja shihet e veshur me dekolte mjaft të hapur dhe seksi e përbri saj shkruan:

“Ndjesë, që nuk kam reaguar më parë por kam qenë e impenjuar në një projekt shumë domethënës për shqiptarët! “Rikthimi i Dallëndysheve”, që kishte për qëllim rikthimin e talenteve që na bëjnë krenarë jashtë Shqipërisë dhe nuk doja të njollosja këtë super event, me “llumin” e opinionistëve që na rrethojnë. Ndoshta kjo është një nga arsyet që “dallëndyshet” kanë vendosur të shtegëtojnë larg, sepse vlerat në këtë vend nuk përfillen dhe të eturit për vëmendje bëjnë gjithçka për të dalë në sipërfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, për më tepër duke dalë dhe kundër një ish-studenteje që është diplomuar për Gazetari! Mendoj që “policin” e minifundit dhe dekoltesë ta dërgojmë dhe në Itali, se mbase aty gjen paqe. Tani që po qëndroj në dhomën time pyes veten: Imagjino të kishte gjoks vetë ky polici? Çfarë do ishte vallë dhe çfarë do bënte për 5 minuta “famë”

Por, moderatorja duket se nuk e ka lënë me kaq pasi ‘policin e minifundit’ duket se ka vendosur ta hedhë në gjyq, të paktën kështu shkruan në disa postime të tjera.

Teksa vazhdon të shfaqë foto dhe video të moderatoreve të tjera seksi në Itali, Ilda Bejleri shton se askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në TV, ndërkohë që me ‘policin e penduar’ do të shihet shumë shpejt në gjykatë.

Ndjese, qe nuk kam reaguar me pare por kam qene e impenjuar ne nje projekt shume domethenes per shqiptaret! “Rikthimi i Dallendysheve”, qe kishte per qellim rikthimin e talenteve qe na bejne krenare jashte Shqiperise dhe nuk doja te njollosja kte super event, me “llumin” e opinionisteve qe na rrethojne. Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet qe “dallendyshet” kane vendosur te shtegtojne larg.. sepse vlerat ne kete vend nuk perfillen dhe te eturit per vemendje bejne gjithcka per te dale ne siperfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, per me teper duke dale dhe kunder nje ish-studenteje qe eshte diplomuar per gazetari! Mendoj qe “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dergojme dhe ne Itali:) se mbase aty gjen paqe..tani qe po qendroj ne dhomen time pyes veten: Imagjino te kishte gjoks vete ky polici? Cfare do ishte valle? dhe cfare do bente per 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Ne cfare ore dhe ku transmetohet..:))

Un post condiviso da Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com