Pas mbidozës, Demi Lovato merr vendimin e papritur! Shet shtëpinë në Hollywood Hills
Pas mbidozës Demi Lovato merr vendimin e rëndësishëm për të nxjerrë në shitje shtëpinë në Hollywood Hills. Shtëpia që ka dalë në shitje për 9.5 milionë dollarë përmban katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja. Bëhet fjalë për një shtëpi luksoze pasi ajo përmban edhe pishinë, një bar, kinema dhe është shumë afër Sunset Strip.
According to TMZ, the house where Demi Lovato lived in California was put up for sale for 9.5 million dollars. In 2016, Demi bought the house for 8.3 million dollars. pic.twitter.com/4kiFAMEkUw
— Demi Lovato Team (@DemiTeamTR) 4 settembre 2018
Duket se Demi Lovato dëshiron të shkëputet nga çdo gjë që e lidh dhe i kujton atë ndodhi të pakëndshme. Pas mbidozës, Demi qëndroi në qendrën mjekësore Cedars-Sinai për disa ditë dhe pastaj u lëshua për t’u shtruar në një qendër rehabilitimi në Los Angeles.