Lajme

06 August 2018

Pas mbidozës reagon për herë të parë Demi Lovato: Do vazhdoj të luftoj

Demi Lovato është duke kaluar periudhën më të vështirë në jetën e saj. Ajo u është drejtuar fansave për herë të parë që nga mbidoza me droga në muajin e kaluar.

“Gjithmonë kam qenë transparente në lidhje me vartësinë time. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket ose venitet me kohën. Është diçka që duhet të vazhdoj ta mposht dhe nuk e kam bërë akoma. Falenderoj Zotin që jam gjallë dhe mire. Fansave të mi do ju jem gjithmonë mirënjohëse për dashurinë dhe suportin gjatë kësaj periudhe. Mendimet e juaja positive dhe lutjet më kanë ndihmuar mua të kaloj këtë periudhë të vështirë. Unë do të vazhdoj të luftoj”, shprehet Demi në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Lovato ishte dërguar me urgjencë në spital më 24 korrik, ndërsa më pas u raportua se i ishte kthyer vetëdija dhe ishte në gjendje të qëndrueshme.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com