Lajme

10 April 2018

Pas mosparaqitjes në festën e Eurovizionit në Londër, Eugent Bushpepa anulon turneun promovues në Londër?

Më pak se një muaj na ndan nga Eurovizioni dhe të gjithë po presim performancën e tretë në natën hapëse të Eugent Bushpepës, i cili do të ngjitet në skenë me këngën “Mall”. Por paraprakisht u tha se këngëtari do të mbante një tur promovues në Europë lidhur me projektin përfaqësues. Sipas një statusi nga vetë Bushpepa, që tashmë nuk figuron më në profilin e tij, ky turne do të anulohet.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marr pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018 në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2 muaj më parë”, ka qenë stuatusi, i cili është fshirë pak minuta pas publikimit.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Bushpepa apo stafi i RTSH, megjithatë kujtojmë që këngëtari ka munguar edhe në festën e Eurovizionit në Londër. Mosparaqitja e Eugentit në një event të tillë ka ardhur si pasojë e disa problemeve me vizën, detaj i sqaruar nga “Eurovoix”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com