Pas ndarjes, Liam Payne në një darkë romantike me një vajzë misterioze
Pasi përfundoi lidhja e Cheryl me Liam Payne, ky i fundit është fotografuar në shoqërinë e një zeshkaneje misterioze. Këngëtari 25 vjeçar, i cili njoftoi se kishte ndarë rrugët me ish-gjyqtaren e ‘X Factor’, Cheryl, në qershor, u fotografua teksa dilte nga një restorant italian së bashku me bukuroshen e cila supozohet se është e dashura e tij.
Liam u shfaq mjaft me stil ndërsa ishte i veshur me një bluzë të zezë, xhinse, kombinuar me një palë atlete të bardha. Ata dukeshin të buzëqeshur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Çifti duket se e kanë shijuar plotësisht kohën e tyre në restorantin italian, duke qenë se dolën të buzëqeshur së bashku nga restoranti. Ndërsa ende mbetet e paqartë se kush është vajza e re por pritet që në ditët në vijim Liam të tregojë diçka më tepër.