Pas ndarjes nga Tom, Taylor Swift në një romancë sekrete me aktorin britanik
Taylor Swift është duke shijuar një romancë sekrete me aktorin britanik, Joe Alwyn. Këngëtarja 27-vjeçare dhe aktori 26-vjeçar përfliten se po përpiqen të fshihen nëpër Londër në mënyrë që romanca e tyre prej disa muajsh të mos zbulohet.
Taylor dhe Joe, i cili ende jeton në një shtëpi me prindërit e tij, kanë një marrëdhënie tepër serioze, raporton gazeta “The Sun”.
Një burim ka thënë për këtë gazetë: “Taylor dhe Joe kanë një tërheqje të vërtetë mes tyre dhe është një lidhje tepër serioze. Por pas ngjarjes me Tom Hiddleston, ata janë të vendosur të mos e ekspozojnë romancën e tyre”.
Kujtojmë që Taylor është përfolur shpesh për lidhejet dhe ndarjet me personazhe të njohur si Harry Styles, Dj skocez Calvin Harris, John Mayer, Conor Kennedy, Jake Gyllenhaal, Taylor Lautner e të tjerë.