Lajme

05 April 2018

Pas ndarjes së bujshme Jonida Maliqi nxjerr në shitje shtëpinë, ja vlera marramendëse e saj

Viti që lamë pas mund të konsiderohet pa frikë si viti i kurorëzimit të dashurive të mëdha për shumë çifte të njohura të showbizit shqiptar si Orinda dhe Turi, Xhensila dhe Besi apo Marina dhe Getoari. Ndërkohë që emrat e mësipërm po shenjonin një faqe të re së bashku, disa të tjerë do të duhej të ndaheshin një herë e mirë me të shkuarën dhe kujtimet e saj. Një ndër divorcet më të përfolura të 2017-ës është padiskutim ai mes Jonida Maliqit dhe biznesmenit Genti Prizreni. Ndonëse këngëtarja është munduar që të mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së kamerave, lajmi i fundit të martesës së tyre do të dikutohej gjatë në shtypin rozë derisa ajo do të konfirmonte publikisht se gjërat midis tyre kishin marrë fund. Por, vetëm këto ditë Jonida ka vendosur të mbyllë hesapet me të shkuarën dhe të nxjerrë në shitje apartamentin tip suitë në të cilin kanë jetuar bashkë. Të gjithë i njohin për shpenzimet marramendëse, por me sa duket edhe shtëpia ku kanë jetuar është një luks i vërtetë. Ajo ndodhet pranë stadiumit “Qemal Stafa” me një sipërfaqe prej 230 m2+150 m2 verandë dhe 2 garazhde. Shtëpia raportohet se ka dalë në shitje me një vlerë prej 800 mijë euro.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com