Pas ndarjes së bujshme nga Johnny Deep, rikthehet në ekran Amber Heard
Amber Heard do të jetë protagonistja e filmit “Gully”. Ky do të jetë projekti i parë i akotres pas një shkëputjeje të gjatë nga karriera kinematografike pas ndarjes së vështirë e të dhushme nga Johhny Depp. Skenari është firmosur nga Marcus Guillory dhe pjesë e kastit janë edhe Charlie Plummer, Kelvin Harrison Jr, Jacob Latimore, Alice Eve dhe Jonathan Majors.
Historia do të ambientohet në një version të padëshiruar të Los Angeles dhe do të ketë protagonistë tre adoleshentë, të gjithë viktima të traumave të ndodhura në fëmijëri, të cilët janë në krye të një kryengritjeje. Heard do të ketë rolin e nënës të një prej adoleshentëve.