Pas operacionit ja kush e vizitoi Era Istrefin në spital…
Këngëtarja Era Istrefi, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për largimin e apendiksit. Ka qënë vetë Era, e cila ka publikuar një video në formë animacioni, ku fliste për gjendjen e saj.
Ajo tregoi se dëshironte që fansat e saj të mos shqetësohen dhe se do të shërohej shumë shpejt.
“Jam në spital, nuk dua që të shqetësohet askush. E kam bërë zorrën qorre operacion dhe jam duke e marrë veten, do të shërohem shumë shpejt”, është shprehur Era në videon e saj. Në ndërkohë, atë e kanë vizituar anëtarët e familjes, në mesin e të cilëve edhe mbesa e saj, Renee.
“Doktoresha Renee erdhi të më vizitojë mua dhe Peppa”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë Era.