Pas Oriola Marashit, Noizy merr në menaxhim si këngëtare një modele tjetër shqiptare
Oriola Marashi është bërë pjesë e labelit të njohur ‘OTR’. Siç ka lajmëruar dhe vetë modelja ajo është duke punuar për këngët e saj të para, të cilat ende nuk i ka publikuar.
Ajo ka qenë gjithmonë e pranishme në koncertet e Noizyt dhe të Varrosit, gjithashtu ka qenë e pranishme dhe në klipet e reperit.
Mirëpo siç duket Oriola nuk do të jetë modelja e vetme që do bëjë pjesë në grupin e njohur.Ish-Missi, Niki Delgiorgi është prurja më e re e OTR. Ajo ka publikuar disa foto në
‘Instastory’ ku shihet në studion e Noizy-t duke regjistruar, gjë që tregon që shumë shpejt mund të sjell këngën e saj të re.Kujtojmë që Niki më parë ka qenë pjesë e klipit të këngës
‘Xhanam’ të Butrint Imerit.