Pas plot 20 vitesh, JLo rikthehet në “Oscars” dhe kujton momentin kur është ndjerë si një princesh e vërtetë
Diva e muzikës Jennifer Lopez ka rikujtuar momentin kur është ngjitur në skenën e “Oscars” në vitin 1999 për të prezantuar fituesin e kategorisë ‘Original Song’, “When You Belive”.
JLo u ngjit në skenë e veshur me një fustan të zi të Badgley Mischka. Ajo u shpreh se ky ishte momenti kur është ndjerë si një princeshë e vërtetë.
“Duke ecur në skenën e Oskar në vitin 1999 me një fustan të zi të bukur të Badgley Mischka. Nëse jam ndjerë ndonjëherë si një princeshë e vërtetë, ky ishte momenti,”-shkruajti ajo, në përshkrimin e videos ku shihet duke prezantuar çmimin.
Mbrëmjen e djeshme Jennifer Lopez u shfaq tejet joshëse një fustan me temina ngjyrë argjendi të Tom Ford.
Aktorja u shoqërua nga i dashuri i saj Alex Rodriguez.