Pas refuzimit për bashkëpunim me Irkenc Hykën, Nora Istrefi zgjedh një tjetër këngëtar…
Ndërkohë që të gjithë po e prisnim me padurim të dilte projekti i ri muzikor i këngëtares Nora Istrefi në bashkëpunim me Irkenc Hykën, papritur doli lajmi se projekti nuk do të realizohet.
Duket se ajo që ka hequr dorë ka qenë pikërisht Nora, e cila ka thënë për se nuk e ka gjetur veten në këtë projekt, dhe prandaj u distancua. Projekti “Tymi Dashnis” është publikuar pak ditë më parë nga Irkenc Hyka dhe po rezulton një sukses i vërtetë.
Por Nora ka nxituar të gjejë dikë me të cilin do të realizoj duetin e ngelur përgjysmë. Mësohet se bëhet fjalë për këngëtarin nga Kosova Seven Saraçi dhe se klipi do të xhirohet javën që vjen në kryeqytet.