Pas shumë vështirësive Maddona arrinë të birësojë 2 vajza afrikane
Këngëtarja e njohur Maddona sapo ka adoptuar dy vogëlushe me ngjyrë nga Afrika e jugut të cilat kishin vite që jetonin në skamje. Pas një procesi të vështirë ajo ka arritur t’i bindë autoritetet afrikane duke i garantuar atyre që në rast se i ndodhte dicka e keqe, për vajzat do të kujdesej motra e saj. Gjyqtari i çështjes i bëri shumë pyetje nga e kaluara artistes para se t’ia jepte të drejtën për t’i marrë në shtëpinë e saj fëmijët, për disa prej të cilave ajo u vu edhe në siklet.
Vogëlushet 4-vjeçare Stella dhe Esther Mwale sapo kanë mbërritur në rezidencën prej 32 million paund të Maddonës pasi kanë jetuar 5 vjet në një jetimore të shkatërruar. Motrat e tyre që janë më të mëdha në moshë janë shprehur për “Daily Mail” se janë shumë të lumtura që vajzat e vogla tashmë do të kenë një jetë dhe një të ardhme më të mirë.
Mamaja e tyre ka ndërruar jetë në gusht të vitit 2012 gjatë një operacioni të pashpresë dhe varfëria e theksuar i ka ndarë motrat duke i dërguar dy të voglat në një jetimore për të mbijetuar.
Vendimi i papritur i Maddonës ka përmbushur ëndrrat e familjes Mwale duke i dhënë vogëlusheve afrikane një jetë luksi dhe një mundësi që të gjitha motrat të ribashkohen në një të ardhmë dhe të përmirësojnë jetët e tyre larg nga skamja e Afrikës.
Mbretëresha e Pop-it ka publikuar edhe një foto të vajzës së saj biologjike Loureds krah 2 motrave të saj të reja.