Lajme

11 April 2018

Pas “sulmit” nga hakerat kënga “Despacito” dhe disa produksione të tjera muzikore rikthehen në YouTube

Disa videoklipe muzikore të martën janë fshirë nga YouTube pas një sulmi hakerësh.
Kënga “Despacito” është klipi me më së shumti klikime dhe mosprezenca e kësaj videoje në YouTube mori një vëmendje të madhe.

Mirëpo, mungesa nuk zgjati shumë dhe videoklipi i bashkëpunimit ndërmjet Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është kthyer sërish.

Drake, Taylor Swift, Chris Brown, Selena Gomez, Post Malone e Shakira janë disa prej artistëve të tjerë, këngët e të cilëve ishin publikuar nga kompania e shpërndarjes së videove, Vevo që ranë pre e sulmit të hakerëve.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com