Lajme

28 October 2018

Pas takimit me gjinekologun Almeda Abazi zbulon për ndjekësit gjininë e fëmijës

Gjashtë ditë më parë Almeda Abazi zbuloi se pret fëmijën e saj të parë me aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Ish-Missi i Shqipërisë u shpreh se, ndihet shumë e lumtur që Zoti i bekoi me një fëmijë.
Por ndërsa mendonim se ishte në javët e para të shtatzënisë, Almeda zbuloi pasditen e kësaj të diele gjininë e foshnjës pas një takimi që pati me gjinekologen.

Ajo publikoi disa pamje nga mbledhje mes të afërmve dhe miqve pas zbulimit të gjinisë.
Dhe nga ngjyra e tullumbaceve që çifti dhe personat e tjerë rreth tyre mbajnë në duar, mund të kuptojmë se dyshja është në pritje të një djali.

Pavarësisht kësaj, Almeda ka shkruar në një prej postimeve shprehjen tradicionale: “Është djalë”.
Kujtojmë se Almeda dhe Tolga u martuan më 13 shkurt të 2017-s, në një dasmë private në SHBA.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com