Pas talljes me biografinë e Tupac, 50 Cent çudit ndjekësit e tij në Instagram
50 Cent ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të biografisë së Tupac, All Eyez On Me. Reperi dhe aktori i njohur postoi disa mesazhe tallëse rreth filmit në adresën e tij në Instagram. Por shumicën e këtyre postimeve 50 i ka fshirë pas disa orësh. Njëri prej tyre kishte të bënte me ironinë e tij për telefonin Iphone që ishte përdorur në një nga skenat e këtij filmi. Rreth këtij detaji kishte shkruar gjithashtu: “Ndryshova mendje, më pëlqen ky film. Iphone në 1996 ndoshta ka qenë një metaforë për të treguar se ai ka qenë përpara të tjerëve.”
I vetmi postim që hitbërësi i “Candy Shop” nuk fshiu është ky më poshtë.