Pas vdekjes së Karl Lagerfeld, macja trashëgimtare shfaqet e trishtuar në Instagram
Macja më e njohur në botë, Choupette e cila së fundmi humbi të zotin e saj, stilistin e njohur të “Chanel”, Karl Lagerfeld ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instagram ku numëron plot 250 mijë ndjekës.
“Falenderime të përzemërta për ata që morën pjesë në dhimbjen e manjanit ndërkombëtar të modës”- shkruhet në postim teksa Choupette shihet me një kapele të zezë dhe sipër saj një perde dantellë për të shprehur kështu dhimbjen e saj.
Kujtojmë se stilisti i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 85 vjeçare, pak para vdekjes i kishte lënë gjithë pasurinë maces së tij.