Lajme

08 September 2018

Pas vdekjes së Mac Miller zbulohet e dashura e tij dhe lidhja e tyre sekrete

Vdekja e reperit Mac Miller ka hidhëruar të afërmit dhe miqtë e tij por jo vetëm. Pas vdekjes së tij po dalin në dritë disa detaje të pazbuluara më pare nga jeta private. Një nga personazhet e njohur në “YouTube”, Tana Mongeau, i la ndjekësit e habitur, pasi zbuloi se ajo ishte në një lidhje sekrete me Mac para se të ndërronte jetë.

Fillimisht ajo shkroi në “Twitter”, se nuk mund ta besonte që ai kishte ndërruar jetë.
“Ai ishte kaq i fortë, i qeshur dhe i talentuar, gjërat e vogla që më bënin për të buzëqeshur, zëri i tij do të mbetet në kokën time përgjithmonë”, shkroi Tana.


Më pas ajo postoi në Instagram një mesazh privat të shkëmbyer me reperin, ndërsa bëri një dedikim prekës dhe zbuloi detajin e pathënë më parë:

“Një javë më parë… Malcolm James të doja. Pata privilegjin që të doja për vite dhe më pas të të njihja dhe të zbuloja se ishe më i mirë sesa të kisha ëndërruar. Më bëre të ndjeja diçka. Ishe i ëmbël me mua çdo sekondë, kishe këtë dashuri për jetën dhe për atë që bëje, që më bënë të bija 10 herë më shumë në dashuri. Ndjeja sikur njihja çdo pjesë të shpirtit tënd, por nuk ia kisha idenë as të gjysmës së asaj që t’i po kaloje. Doja të vija në shtëpinë tënde mbrëmë… Shpirti im është i copëtuar … Çfarë nuk do të bëja që të vendosje flokët pas veshit tim dhe të më puthje për herë të fundit .. Të dua Malcolm”.shkruan ajo në postimin e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com