Pas zërave se Victoria dhe David Beckham janë në krizë, Victoria ka diçka për të thënë
Thashethemet se Victoria dhe David Beckham po divorcohen ishin në qendër të mediave rozë këtë muaj. Stilistja e modës, e cila ka katër fëmijë me yllin e futbollit, foli hapur për mënyrën se si ka balancuar jetën e saj personale dhe profesionale.
“Unë përpiqem shumë që të jem nëna e mirë,”.tha Victoria, në Samitin e Grave të Forbes në New York City. “Unë po përpiqem të jem grua e mirë dhe të jap më të mirën në profesion. Kur kthehem në shtëpi përpiqem ta lë mënjanë telefonin dhe të kaloj kohë me fëmijët dhe Davidin.”
Ajo vlerësoi se bashkëshorti i saj prej 19 vitesh e ka mbështetur në karrierë.
“Unë kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne me të vërtetë jemi të barabartë me gjithçka që bëjmë në shtëpi me fëmijët.Kur unë jam larg është David që i dërgon në shkollë apo që gatuan.”
Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç. Victoria dhe David janë bashkë që nga viti 1997 dhe u martuan në korrik 1999 në një kështjellë në Irlandë.