Pasi mbylli kontratën me ”On Records”,ja kompania muzikore me të cilën do të bashkëpunojë Kida…
Rreth një muaj më parë këngëtarja kosovare Kida mbylli kontratën e saj muzikore me ”On Records” për të vazhduar karrierën e saj vetëm.
Por duket se kjo nuk ka zgjatur shumë pasi ditën e djeshme ,Kida bëri publik lajmin se do të bashkëpunojë me AVD Digital, një studio që prodhon videoklipe, publikon dhe menaxhon projektet e artistëve kryesisht në YouTube.
Këngëtarja pohoi se ka hapur një kanal zyrtar në YouTube dhe së shpejti do të vijë me projekte të reja.