Pasi piu marijuanë live në program, Lolita paralajmëron Rozën për filmat porno
Dredhja e rizlës në program nga Roza Lati së bashku me Baby G do t’i kushtonte shume moderatores për shkak se i gjithë opinioni publik iu kthye kundra, përfshirë këtu edhe kritika të ashpra nga analistë dhe gazetarë të njohur.
AMA (autoriteti i mediave audiovizive) Rozës i tërhoqi veshin ndërkohë që u gjobit Kastriot Myftaraj.
Roza më pas u shpreh se dredhja e rizlës në program u bë pasi edhe Baby G në klipin e saj të fundit bën po të njejtën gjë.
Ironia e faqes “Lolita” në Facebook ka shpërthyer keq ndaj Roza Latit.
“Roza Lati e drodhi rizlën live meqë një këngëtare e kishte bërë në videoklip!
I lutemi këngëtarëve mos të bëjnë videoklipe porno se nuk duam të shohim Rozën duke bërë porno lajv!” _ shkruan “Lolita” nëpërmjet një statusi.