Pasi rrëmbeu zemrat e fansave “Madam” e Mozzik largohet nga YouTube
Reperi Mozzik, ka publikuar para disa ditësh projektin e tij më të ri “Madam”. Produksioni muzikor u shoqërua me një klip mjaft atraktiv pjesë e së cilës ishte dhe e dashura e tij Loredana. Kënga shoqërohej nga një tekst që shumë shpejt rrëmbeu zemrat e adhuruesve duke u shndërruar në një hit. Por kjo këngë nuk është më e disponueshme në kanalin zyrtar YouTube. Duket se ish labeli i Mozzik, On Records, ka reaguar duke ndërprerë suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj kënge. Mbetet të shihet nëse do ketë një rikthim të “Madam”.