Lajme

15 June 2018

Pasi Stefano Gabbano e quajti Selena Gomez “Të shëmtuar”, Miley Cyrus hidhet në mbrojtje të saj

Ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen komenti i stilistit të njohur të “Dolce & Gabbana”, Stefano Gabbana. Në një postim të faqes së njohur “The Catwalk Italia”, Stefano la komentin e tij për Selenën duke u shprehur se ajo është e shëmtuar.

I menjëhershëm ishte reagimi i fansave të këngëtares, të cilët shpërthyen me kritika dhe ofendime kundër tij.
Miley Cyrus gjithashtu u hodh në mbrojtje të Selenës duke shkruar në rrjetin social Instagram se mendimi i tij është një gënjeshtër dhe një total bullshit. “Duket sikur ky djalë ka probleme” u shpreh ajo.

Gabbana ka një histori befasuese të komenteve të tilla ndaj yjeve të showbizit. Në të njëjtën llogari Instagrami, ai gjithashtu kohët e fundit komentoi mbi një imazh të Kate Moss.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com