Lajme

05 February 2019

Pasi theu rekordin e Kylie Jenner ,veza e famshme ka një mesazh për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale

Të gjithë kemi dëgjuar për vezën më të famshme në Instagram e cila theu rekordin e fotos më të klikuar, duke lënë pas në këtë mënyrë foton e postuar nga Kylie Jenner!

Besoj se të gjithë e kemi hasur ose e kemi dëgjuar, presioni i mediave sociale është një fenomen shqetësues për hir të së vërtetës.

Këtë të fundit e ka prezantuar më së miri veza më e pëlqyer në Instagram.

“World record egg”, faqja që publikoi foton e famshme në fjalë, së fundmi ka postuar një video e cila promovon një fushatë e cila ka në qendër personat që përballen me presionin e rrjeteve sociale!

Po ashtu është zbuluar se veza e cila u përfol në mbarë botën, ka filluar të plasë, dhe ashtu, e krisur, është prezantuar me një slogan metaforik fenomenal: “Presioni i mediave ka ndikuar tek unë!”

Thuhet se mesazhi i nxjerrë nga veza është se ashtu, e thyer, ndihet shumë më mirë!

Kjo është perceptuar si një inkurajim që personazhet publikë të rrëfejnë atë çfarë kanë për të thënë në rastet kur ndihen keq nga rrjetet sociale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com