Pasi u akuzua se “zvendësoi” Rita Orën me Dua Lipën, Bebe Rexha vendos të kundërpërgjigjet
Të gjithë e kanë kuptuar se Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë një marrëdhënie të mire me njëra-tjetrën. Por nga ana tjetër është Bebe Rexha, e cila ka një shoqëri shumë të mire me të dyja vajzat.
Bebe dhe Dua kanë qenë së bashku në Kanë të Francës, pikërisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “NRJ Hit Music Only”. Madje ato nuk hezituan të publikonin edhe foto së bashku. Por diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer fansave të Ritës, të cilët kanë “shpërthyer” me akuza ndaj këngëtares, duke i thënë se e zëvendësoi me Duan.
Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Bebes pasi menjëherë ka vendosur të kundërpërgjigjet:“JO! Mos e nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime”.