Lajme

05 September 2018

Pasi u përfol se “Kiki” e Drake është Kim Kardashian, reagon për herë të parë bashkëshorti i saj, Kanye West

Prej disa ditësh po qarkullojnë lajmet se Kim Kardashian  është “Kiki” në këngën e Drake. Pasi Kim hodhi poshtë teorinë se ajo ka fjetur me reperin e njohur, bashkëshorti i saj, Kanye West ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Dërgoj energji të mirë dhe dashuri për Drake dhe ekuipazhin e tij. Unë nuk e kam parë personalisht shfaqjen, por imazhet online më duken të pabesueshme. Unë e kuptoj ku filloi konfuzioni. Më lejoni të filloj duke kërkuar falje për vendosjen e datave në të njëjtën kohë”, shkruan Kanye West.

Në shkrimin e tij Kanye i referohet ngjarjes së bujshme kur ai dhe Drake vendosën që të mbanin koncerte në të njëjtën datë, duke i befasuar të gjitha pasi dihej miqësia e tij e ngushtë me të. Menjëherë pas kësaj “TMZ” shkruajti se Drake ka një fëmijë të jashtëligjshëm dhe për këtë u hamendësua se burimi i informacionit ishte Kanye, duke qenë se sipas tyre marrëdhënia mes tyre nuk ishte më e mirë.

Pas gjithë këtyre që kanë ndodhur me sa duket më në fund Kanye West e ka parë të arsyeshme që t’i kërkojë falje publikisht reperit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com