Pasi u zbulua lidhja e dashurisë me regjisorin e njohur, më në fund reagon Arbana Osmani!
Prej ditësh në media po qarkullon lajmi lidhur me faktin se moderatorja Arbana Osmani pas divorcit është në një lidhje me regjisorin e programit të saj Eduart Grishaj.
Së fundmi, mikesha e saj më e mirë Xhemi Shehu ka postuar një foto të Arbanës teksa kjo e fundit shihet në humor të plotë, bashkangjitur së cilës Xhemi shkruan: “Bëj atë që do”- çfarë nënkupton se Arbana është duke bërë atë që zemra i sinjalizon dhe se ajo është krahë mikeshës së saj.