Pasi veza e famshme e rrëzoi nga froni i ”mbretëreshës së instagramit” vjen dhe reagimi i Kylie Jenner
Kylie Jenner të dielën në mbrëmje humbi rekordin botëror të fotografisë më të pëlqyer në Instagram nga një vezë.
Fotografia e ‘World_record_egg’ nga “Banda e Vezës” më 4 janar, theu kështu rekordin e Kylie-t, duke marrë më shumë se 27 milion ‘like’, ndërkohë fotoja e Kylie-t ka 18.3 milion ‘like’.
Pas kësaj ajo që të gjthë po prisnim ishte nëse Kylie Jenner do reagonte apo jo…dhe po ajo reagoi!
Besoj se të gjithë e mbajmë mend kur Kylie Jenner para disa vitesh donte të skuqte një vezë në asfalt pasi temperaturat ishin shumë të larta.
Ajo video u bë virale në instagram duke e marrë pothuajse të gjitha faqet dhe duke bërë ”meme”.
Por këtë vidoe Kylie Jenner e ka ripostuar ditën e sotme duke shkruar poshtë saj ”Take that little egg” duke u kuptuar kështu që ishte një reagim i drejtpërdrejtë në lidhje me vezën e postuar.