Patrice Evra: Cristiano Ronaldo është robot, vetëm tek stërvitja e ka mendjen
Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të suksesshëm, dhe gjithmonë ai ka treguar se nuk mjafton vetëm talenti por duhet edhe shumë punë dhe kujdes edhe ndaj ushqimit.
Këtë e vërteton edhe futbollisti Patrice Evra, në një intervistë të dhënë për “Marca” ku kujton mbrëmjen në të cilën Ronaldo e ftoi në shtëpi dhe gjërat nuk shkuan ashtu siç ai kishte planifikuar.
“Unë këshilloj këdo që ftohet për darkë nga Cristiano, të mos pranojë. Pas një seance stërvitore shkova në shtëpinë e tij. Isha i lodhur dhe doja të haja, por në tavolinë kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Asnjë pije freskuese. Mendova se më vonë do të nxirrte mish, por asgjë”, është shprehur Evra. Mesfushori francez kujton se u detyrua të linte ushqimin, pasi Cristiano e ftoi të bënin disa ushtrime me top.
“Më kërkoi ta lija ushqimin dhe të stërviteshim me top. Më pas notuan në pishinë, shkuam pranë xhakuzit dhe saunës. Nisa të mendoja se nuk më kishte ftuar si shok, por sepse kishim ndeshje të nesërmen. Ai është robot, vetëm te stërvitja e ka mendjen”, ka vijuar mesfushori francez.