Paul McCartney-n i sugjeron publikut këngën “Blackbird” të kënduar nga një 16-vjeçare kanadeze (VIDEO)
Emma Stevens është një vajzë kanadeze 16-vjeçare, e cila ka realizuar dhe ka hedhur në YouTube një version të sajin të këngës “Blackbird” e krijuar dhe e kënduar nga “Beatles” në vitin 1968.
Veçoria e këtij versioni është gjuha në të cilën këndohet kënga: Mi’kmaq, një gjuhë e fiseve vendase amerikane.
Versioni u bë i famshëm në rrjetet sociale, madje edhe Paul McCartney, i cili është vetë autori I këngës, gjatë një koncerti i sugjeroi publikut që ta dëgjonte.