Penelope Cruz: Në fillim të karrierës kam gënjyer për moshën, doja të dukesha më e madhe
Aktorja spanjolle Penelope Cruz është një prej atyre aktoreve që nuk kanë frikë nga plakja dhe nuk mbështesin aspak kirurgjinë estetike.
Në fillim të karrierës së saj, ajo kishte një botë krejt ndryshe dhe e pranoi se shpeshherë ka gënjyer rreth moshës.
“Unë nuk kam frikë nga plakja, kam shumë gjëra në jetën time që mezi pres t’i bëj. Dashuria më e madhe e imja janë fëmijët e mi”, pohoi Penelope, ku shtoi se nuk ka asgjë më të mirë se sa mënyra se si fëmijët e saj po shikojnë.
Megjithatë, ajo befasoi me deklaratën e fundit duke pohuar se kohë pas kohe kur ishte më e re gënjente për moshën.
“Në fillim të karrierës sime unë gënjeja për vitet e mia, aq shumë kënaqesha me këtë imagjinatë sa kohë pas kohe harroja se sa isha e vjetër, Atëbotë gënjeja sepse dëshiroja të isha më e moshuar dhe jo më e re”, ka thënë ajo.