Lajme

23 February 2019

Pengu më i madh i Sabri Fejzullahut lidhet me Shqipërinë!

Këngëtari i njohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës i gazetarit Eraldo Rexho në programin e tij “Lartë e poshtë”. Ndër të tjera, një pyetje-përgjigje që tërhoqi vëmendjen ishte lidhur me faktin e një pengu nga jeta e këngëtarit.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”,-ka rrëfyer Sabriu.

Kujtojmë se së fundmi presidenti Ilir Meta dekretoi 3 këngëtarë të njohur nga Kosova me pasaportë shqiptare si Gold AG, Shyrhete Beluli dhe Mihrije Braha.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com