Për Bora Zemanin dita e 12 dhjetorit është ajo më e veçanta
12 dhjetori për Bora Zemanin është dita më e veçantë e jetës. Djali i saj, Arbori mbush plot 4 vjeç dhe mami sigurisht e uroi përmes mijëra fansash në llogarinë e saj të Instagram-it.
“Fiks para 4 vitesh erdhe në botën time. 12/12/2014! Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot me fjalë se sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime!”- shkruan Bora në foton ku shfaqet bashkë me të birin, të veshur njësoj, me tortën e ditëlindjes përpara.