Për çmimet prestigjoze të “MTV EMA”, Dua Lipa kërkon ndihmën e fansave
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ajo ditë më parë ka fituar çmimin për “Artisten solo më të mirë britanike” në ceremoninë e “BBC Radio 1 Teen Awards 2017”. Por këngëtarja shqiptare vetëm së fundmi është nominuar në tre kategori të çmimeve prestigjioze të “MTV EMA”, “Best New”, “Best Look” dhe “Best UK & IE Act”. Kjo ka bërë që Dua të kërkojë edhe ndihmën e fansave anembanë globit.
“Unë jam e nominuar në tre #MTVEMA ‘s!!! Ju mund të më votoni tek linku më poshtë http://www.mtvema.com/artists/wysoyh/dua-lipa ”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Dua.
Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.