Për “Dasara Show”, Aurela Gaçe tregon se është ngjitur në skenë menjëherë pas ndërhyrjes
Gjatë intervistës për “Dasara Show” në TvT, diva e muzikës Aurela Gaçe ka treguar se pavarësisht problemeve shëndetësore ajo sërish është ngjitur në skenë. Për Dasarën, ajo ka treguar se ka qenë një rast kur është operuar për arsye shëndeti ditën e hënë dhe ka dale në skenë ditën e shtunë.
Pavarësisht se ajo i kishte treguar publikut për situatën që po kalonte, nuk po ndihej mirë sepse nuk donte ti zhgënjente njerëzit sepse po e kuptonte që nuk po jepte maksimumin që Aurela gjithmonë jep. Për shkak të dhimbjeve ajo filloi të bëhej ujë në djersë por kjo nuk e pengoi që edhe të bënte pompa gjatë performancës së saj.