Për shkak të gjendjes shëndetësore, Shakira anulon koncertin
Këngëtarja Shakira anulon koncertin e saj të dytë në qytetin amerikan të Los Angelosit. Arsyeja është se angazhimet e mëdha kanë bërë që kolumbiania të ndihet e plogësht dhe të sëmuret.
Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka pohuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pa u ndalur në detaje të tjera.
“Fatkeqësisht pas koncertit nuk jam ndier mirë dhe për këtë arsye do të anuloj performancën e sotme”, ka pohuar Shakira.