Lajme

25 October 2018

Për shkak të problemeve shëndetësore, Justin Timberlake detyrohet të anulojë koncertin

Justin Timberlake ka kaluar një verë të angazhur me shumë koncerte dhe produksione muzikore. Por duket se e gjitha kjo ka shkaktuar një lodhje të madhe tek këngëtari, i cili  me rekomandimin e mjekëve duhet të bëjë një pushim.

Ka qenë vetë këngëtari, i cili përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka anuluar koncertin e rradhës  Madison Square Garden të New Yorkut.

“Më vjen të keq por sonte nuk mund të paraqitem para publikut në MSG me rekomandim të mjekëve. Akordet e mia të zërit janë sëmurë, megjithatë koncertin e sotëm do ta zhvillojë në ditëlindjen time më 31 janar”, shkruan këngëtari.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com