Lajme

29 November 2017

Perfeksioni nuk ekziston as tek ëngjëjt e “Victoria Secret”

Bukuroshja braziliane, Lais Riberiro zbriti nga shfaqja e modës dhe tregoi celulitin e saj. Çdo herë që i shohim në kopertinat e revistave ose ekranet televizive, shpesh mendojmë se modelet e “Victoria Secret” janë të përsosura por në të vërtetë nuk është gjithmonë kështu.

Këtë e dëshmon edhe njëri nga engjëjt e “Victoria Secret”, Lais Riberiro. Bukuroshja braziliane këtë vit në Shangai sfiloi përkrah Adriana Lima, Alessandro Ambrosio dhe Bella Hadid. Por ajo në sfilatë ka treguar dhe celulitin e saj.

Kur fotografitë u postuan në Instagram, shumica e komentuesve u entuziazmuan me trupin e saj. “Është pjesa më e mirë e fotografisë. Kam celulit dhe kjo nuk përbën ndonjë problem për mua”, thanë ata në disa komente. Lais nuk është modeli i parë që zbulon papërsosmërinë e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com