Lajme

13 May 2018

Performanca dhe atmosferë mahnitëse, ja renditja e shqiptarëve që na dhuron emocione në “Eurovizion 2018”

Edicionin i sivjetshëm i Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision” ka qenë shumë i veçantë, duke qenë se konkurruan tre shqiptarë, të cilët arritën që të kualifikoheshin edhe në finale.
Falë performancës së tyre dhe interpretimit mbresëlënës, renditja e përgjithshme e tyre pas të gjitha votave ka qenë jashtëzakonisht e mirë.

Arritjen më të lartë e pati Eleni Foureira me 436 pikë me këngën “Fuego”, e cila ishte konkurrente e drejtpërdrejtë për ta fituar festivalin, mirëpo përfaqësuesja e Qipros mbeti prapa përfaqësueses së Izraelit, Netta, e cila triumfoi.


Ermal Meta dhe kolegu i tij, Frabrizio Moro, të cilët e përfaqësuan Italinë, u renditën në vend të pestë me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.


Ishte një sukses edhe për Eugent Bushpepën, i cili pas votave të jurisë ishte i shtati në renditje, mirëpo kur u përfshinë edhe votat e publikut, përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Mall” u rendit në vend të 11-të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com