Lajme

29 March 2018

Performanca muzikore në perfeksion, ja sekreti që fshihet pas zërit të fuqishëm të Aurela Gaçes

Aurela Gaçe është padyshim një ndër këngëtaret më të mira të skenës shqiptare. Talenti i saj, dashuria për muzikën ndërthurur dhe me performancat e saj e bëjnë atë mjaft të veçantë. Aurela vazhdimisht në rrjetet sociale ndan me fansat sekuenca të ndryshme nga koncertet e saj.

Së fundmi, ajo na tregon disa nga momentet e provave që bën çdo ditë për të mbajtur zërin në formë. Aurela na tregon të gjithëve se të jesh këngëtar nuk është e lehtë dhe nuk mjafton vetëm talenti, por duhet punë e forte , këmbëngulëse dhe e përditshme. Aurela çdo ditë stërvit zërin e saj me ndihmën e një profesori amerikan.

“Ok, kam një pyetje. A stërvitet një balerin, boksier, notar, futbollist, etj përpara se të hyjë në fushë? Përditë e bëjnë. Kanë edhe trajnerë apo jo? Atëherë kjo është stërvitja ime e përditshme. E di duket e çuditshme ë?
Të kesh një talent, është dhuratë nga Zoti. Të dish ta mbash, do punë.
Kam që në 2007 që mësova se zëri është gjëja e parë që duhet të stërvit nëse dua të jem në skenë. Mendoja se vetëm këngëtarët e Opera-s duhet ta bënin këtë, por nëse unë vë kordat në punë, atëherë puna është njësoj. Teknikat që kam mësuar nga profesori për 3 Vjet në New York, ndërsa tani takohemi bashkë në ‘Skype’ sa herë duhet (largësia nuk më ndalon të mësoj). Unë e dua shumë profesionin tim dhe për të qenë e fortë, më duhet punë. Përditë. Kokulur për të mësuar çdo gjë. Sado të di, gjithmonë ka shumë për të mësuar. Leksioni për sot ishte 50 min”, shkruan bashkëngjitur postimit të saj Aurela.

Ok. KAM NJE PYETJE. A STERVITET NJE BALERIN, BOKSIER,NOTAR, FUTBOLLIST ETJ PERPARA SE TE HYJE NE FUSHE??? PERDITE E BEJNE. KANE EDHE TRAJNERE APO JO. ATEHERE KJO ESHTE STERVITJA IME E PERDITSHME. E DI DUKET E CUDITSHME E? Te kesh nje talent, eshte dhurate nga Zoti. Te dish ta mbash ,do pune. Kam qe ne 2007 qe mesova se zeri eshte gjeja e pare qe duhet te stervis nese dua te jem ne skene. Mendoja se vetem kengetaret e Opera-s duhet ta benin kete…por nese une ve kordat ne pune, atehere puna eshte njesoj. Teknikat qe kam mesuar nga profesori @wmriley ,per 3 Vjet ne NewYork me bene edhe me rezistente, …Tani takohemi bashke ne skype sa here duhet ( largesia nuk me ndalon te mesoj). Une e dua shume profesionin tim dhe per te qene e forte, me duhet pune . Perdite. Kokeulur per te mesuar cdo gje ….sado te di ,gjithmone ka shume per te mesuar. Leksioni per sot ishte 50min.

Un post condiviso da email info@managementgroup.al (@aurelagaceofficial) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com