Përse duhet të mbani trëndafila në zyrë
Që të bëni një punë të paqtë dhe të qetë, me dëshirë, duhet të keni edhe ambientin e përshtashëm. Ndaj, për këtë kini parasysh se duhet të keni patjetër në tryezën tuaj lule, ose më saktë mbani para gjithmonë karajfile ose trëndafilë
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndjerë qetësi, mjafton që t’i thithni pak nga aroma e tij, dhe më besoni, do të ndiheni mirë. Aroma e kësaj luleje është tepër tërheqëse, e butë, e ëmbël dhe mbi të gjitha konsiderohet si një ‘ilaç’ që iu fal ndjesi pozitive
Jo vetëm kur e shikoni, por akoma më shumë kur i afroheni, kujdeseni për të dhe merrni aromë nga petalet e tij të bukura.
Ndaj, edhe femrat janë tmerrësisht të dashuruara pas trëndafilave.
Jo më kot, meshkujt zgjedhin që të vlerësojnë dhe respektojnë partneren e tyre pikërisht me buçetë me trëndafila apo karafila.