Lajme

11 March 2019

Ja përse shkrimi i mjekëve është i pakuptueshëm…

Profesioni i mjekëve kërkon të shkruash më shumë se çdo punë tjetër. Në botën e mjekësisë, çfarë nuk ëshë e dokumentuar s’ka ndodhur. Çdo lloj gjëje që ndodh pas dyerëve të mbyllura duhet të shkruhet.

Ditët e gjata dhe qindra receta për tu shkruar barazohen me një dorë të lodhur. Nëse ti shkruan 10 ose 12 orë në ditë, dora thjesht ecën vetë pasi është e pamundur të ruajë një bukurshkrim. Kjo përkthehet në shkrim të pakuptueshëm. Madje, shkrimi i shumicës së doktorëve  bëhet edhe më i keq në varësi të fluksit ditor. Sa më shumë të lodhen muskujt e duarëve, aq më i keq shkrimi.

Nëse secili prej tyre do të kalonte 1 orë me çdo pacient, do të kishin kohë mjaftueshëm, por duke qenë se në ato pak minuta duhet të diskutohet për shumë gjëra, shkrimit nuk i kushtohet shumë rëndësi. Nëse për ne një recetë është absolutisht e pakuptueshme, për farmacistin tonë, jo sepse ai njeh termat e përdorura nga mjeku. Sidoqoftë, doktorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur njësitë e dozave që duhet të përdorë pacienti. Përshembull, në vend që të shkruajnë “mg” ose “mcg”, atyre u kërkohet të shkruajnë “miligram” ose “microgram”.

Sipas një studimi të kryer në 2006-ën, më shumë se 7000 njerëz kanë vdekur nga gabimet e mjekëve gjatë përshkrimit të recetës.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com