Përveç muzikës Flori Mumajesi i është futur një tjetër profesioni…
Disa ditë më parë kantautori i njohur Flori Mumajesi bëri të ditur se ishte në mëdyshje nëse do e vazhdonte karrierën si muzikant apo jo!
Por më pas ai postoi një video, ku njoftoi që nuk do të dorëzohet, pasi mbështetja që merr nga fansat e tij është aq e madhe saqë e bën atë të dashurojë gjithmonë e më shumë muzikën.
Ndërkohë, së fundmi duket se Flori po e tregon me vepra, jo vetëm faktin që nuk dorëzohet, por se çdo ditë e më shumë suksesi i tij po shtohet.
Mumajesi ka vendosur që të eksperimentojë me një profesion tjetër, regjinë.
Klipin e fundit të këngës së Brunos “Zoti t’më vrasë” e ka projektuar vetë kantautori i njohur, me të cilin ka korrur sukses, pasi kënga është pritur mjaft mirë.