Pesë fotografitë më të pëlqyera në Instagram
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vendosi një rekord të ri sa i përket një prej fotografive të publikuara katër ditë më parë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Bëhet fjalë për imazhin ku ai shfaqet me fanellën e Juventusit, klub në të cilin u transferua para pak javësh, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografisë “Forca Juve”.
Kjo fotografi, aktualisht renditet e katërta me më shumë pëlqime në historinë e rrjetit social Instagram.
Në vendin e pestë si imazhi më i pëlqyer në historinë e Instagramit renditet fotografia e parë pas lindjes së vajzës së katërt, Alana Martina, imazh në të cilin shfaqet edhe e dashura e futbollistit, Georgina Rodriguez.
Kjo fotografi numëron 11,4 milionë pëlqime.
Vendi i tretë i rezervohet Justin Bieberit, i cili ka marrë plot 12.7 milionë pëlqime në fotografinë e publikuar pas fejesës me bukuroshen Hailey Baldwin.
Këtë listë e kryeson Kylie Jenner, e cila renditet në vendin e parë dhe të dytë sa i përket fotografive me më shumë pëlqime.
E para ka afër 18 milionë pëlqime (17,993,378), kurse e dyta 13,080,442. Bëhet fjalë për dy imazhe ku ajo shfaqet në krah të vajzës së saj të vogël Stormit, pak çaste pas lindjes dhe ca kohë më pas.