Pesë stile mode që padyshim duhet të “vjedhim” nga e fejuara e Justin Bieber
Vajza më e përfolur e momentit është padyshim Hailey Baldwin. Që në momentin kur Justin Bieber i propozoi asaj martesë në Bahamas, e gjithë vëmendja është drejtuar drejt saj. Por përveç marrëdhënies me Justin, Haliey është një nga ikonat e modës të momentit. Duke parë me vëmendje look-un e saj gjithmonë perfekt, ne kuptojmë se stili i saj padyshim duhet ndjekur.
Paraqitja e saj flet gjithmonë për tendencë, modë, bukuri. Më poshtë po iu njohim me 5 stile mode që nuk duhet ti humbisni:
1. Ka qënë gjithmonë fokusi i preferuar i paparacëve, por që në momentin që u lidh me Justin ajo përpiqet të shfaqet rrugëve të New York-ut me një look sa më të thjeshtë. Hailey ka qenë në gjendje të ndërtojë një stil të vërtetë unik, ku rrobat sportive janë lehtësisht të kombinuara me copa plot shkëlqim. Ja disa nga veshjet më cool të saj
2.Asaj i pelqen të eksperimentojë me makeup. Në tapetin e kuq ajo gjithmonë tërheq vëmendjen me stilet e saj të look-ut. Ajo adhuron ngjyrat e ndezura të buzëve por gjithashtu është mjaft e aftë edhe në kujdesin që i kushton makeup-it për sytë.
3.Ajo gjithmonë di si të shkëlqejë në tapetin e kuq. Veshjet ekstravagante dhe pak të ekzagjeruara kombinuar dhe me ngjyra të ndezuara plot shkëlqim i japin Hailey kurorën e stilit gjatë kalimit në tapetin e kuq të eventeve të organizuara.
4.Ajo i adhuron flokët e kapura dhe sidomos modelin e viteve ’90. Gjithmonë një model flokësh i ndryshëm kombinuar me veshjen përkatëse. Zgjedhja e saj e flokëve është një model shumë i thjeshtë për tu kopjur nga çdo fanse që adhuron stilin e saj.
5.Hailey është e fiksuar me modelin e veshjes së tipit mashkullor. Ajo është frymëzuese sepse një ditë zgjedh një veshje sexy dhe ditën tjetër e sheh me një veshje rok për meshkuj. Xhaketat dhe veshjet sportive nuk mungojnë në garderobën e saj. Ne kemi shumë për të “vjedhur” nga stili i saj.