Lajme

12 December 2018

Pete Davidson fotografohet me një brune misterioze.Thank you next Ariana!

Komediani Pete Davidson mësohet se ka nisur të dalë me femra të reja në kërkim të një lidhjeje, pasi u fotografua në një darkë intime me një brune në një restorant në Nju-Jork, mbrëmjen e së hënës.

Dyshja dukej se po kalonte një kohë të këndshme, ndërsa Pete kishte zgjedhur një veshje casual pavarësisht vendit klasik.

Sipas burimeve për “PageSix”, komediani ka nisur të njoh femra të tjera që pas prishjes së fejesës me Grande-n.

“Ai po mundohet të ecë përpara dhe të ketë një jetë më private”, tha një burim i afërt me të.

Madje raportohet se ai i është bashkuar një aplikacioni për njohjen e njerëzve, që të nisë një lidhje të re.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com