Lajme

29 August 2018

Pete Davidson: Po jetoj në ëndërr por kam frikë se mos Ariana Grande më braktis

I dashuri i Ariana Grande, Pete Davidson së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “Variety”, ku ka folur së tepërmi edhe për marrëdhënien e tyre. Ai ka rrëfyer se ka frikë se Grande do të humbasë një ditë interesin për të.

“Ende besoj se ajo nuk është mirë nga sytë ose ka goditur kokën shumë keq. Kur të shërohet, ajo do të më kërkoj shpjegim se çfarë dreqin po ndodh aty! Po tani, gjithçka është super perfekte”, ka thënë Davidson.

I pyetur për momentin e propozimit ai shprehet se nuk ishte diçka madhështore: “Ne ishim shtrirë në shtrat, duke parë një film. Dhe i thash: ‘Ke dëshirë të martohesh me mua?’ Ishte shumë e lezetshme”,është shprehur ai.

Madje ai ndjehet me fat që ka dikë si Ariana pranë vetes aq shumë sa nuk gjen dot fjalët për të përshkruar ndjesinë.

“Nuk kam menduar kurrë se do të njihja dikë si ajo. Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë sesa fantastike është. Më vjen për të qarë. Ajo është personi më i mirë, më i zgjuar, më seksi që kam njohur në jetën time. Po jetoj në ëndërr. Po jeton në botën e fantazisë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com