Pete Davidson tregon për varësinë nga lëndët narkotike: Jeta më duket e shpifur kur nuk i konsumoj
Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e mbidozës së drogës solli ndërgjegjësimin e shumë vipave për të qëndruar sa më larg lëndëve narkotike. Por duket se jo të gjithë kanë të njëjtin mendim pasi i dashuri aktual i këngëtares Ariana Grade, Pete Davidson, ka pranuar hapur se konsumon lëndë narkotike. Edhe përse u përpoq për tre muaj të qëndronte larg veseve të këqia, ai pranoi se nuk funksionoi për të.
Pete gjatë një intervistë për Howard Stern u shpreh se: “Isha esëll për më shumë se tre muaj por erdhi një pikë që më erdhi në maj të hundës. Ta shpifte! Në fakt, nuk e kanë lëndët narkotike fajin, por unë! Zbulova se vuaj nga një sëmundje mendore dhe se ajo ma shkaktonte varësinë nga droga. Por tani, e kontrolloj shumë mirë”.
Sipas aktorit, ai nuk ka përse të heqë dorë nga marijuana, sepse e sheh si një mundësi për të lehtësuar problemet që ka me shëndetin.